Akuza të reja, apo edhe vënie në shënjestër e Fatmir Limajt?

Postuar në 19 Shkurt, 2014 10:55

Fatmir Limaj vihet sërish nën akuzë. Kësaj radhe është një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ka ngritur një aktakuzë të rëndë për politikanin e njohur kosovar, ish-ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Krim i organizuar, përvetësim, lidhje e kontratave të dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare ose të autoritetit, mitmarrje etj., këto janë disa nga veprat për të cilat Limaj, bashkë me katër persona të tjerë janë vënë në akuzë. “Prokurori pretendon se buxheti i Ministrisë së Transportit është dëmtuar për së paku 890.000 euro”, shkruan gazeta “Koha Ditore”. Për të shtuar më tej se: “Ky hetim i përbashkët është kryer nga Departamenti Kundër Korrupsionit i Policisë së Kosovës dhe nga Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimit të Organizuar (NJHKO) dhe është udhëhequr nga një prokuror ndërkombëtar nga PSRK”. Duhet thënë se në kontekstin e një shteti si Kosova, i cili po të përdorim fjalët e freskëta të Veton Surroit “drejtohet nga një grup kriminal”, akuza kaq e shpeshtë ndaj Limajt, pa paragjykuar vërtetësinë ose jo të saj, ngjan më shumë si vënie në shënjestër. Për më tepër që Limaj bashkë me Jakup Krasniqin kanë paralajmëruar krijimin e një partie të re, influenca eventuale e së cilës është aty ku synon edhe PDK-ja e Hashim Thaçit.

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.