Rama: Kjo e sotmja, një fazë që Shqipëria dhe Kosova domosdoshmërisht duhet ta kalojnë

Postuar në 19 Shkurt, 2014 11:51

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën “Zëri” në Kosovë, në të cilën flet për situatën në të dyja shtetet, problemet e korrupsionit dhe rolin e Shqipërisë në ndihmë të Kosovës. Ka interes një pyetje që i është bërë Rama lidhur me arrestimet e nivelit të lartë në Kosovë dhe “aktivizimit të Ministrisë së Brendshme në Shqipëri”, siç theksohet në pyetje. Veprime këto që mund të mendohen si shenja të funksionimit të institucioneve, ose edhe si shfaqje. Dhe përgjigja e Ramës është: “Nuk besoj që njerëzit e politikës janë një specie që nuk kanë lidhje me shoqërinë, nuk besoj se janë pasqyrë e shoqërisë. Dhe sigurisht që për shkak se përgjegjësia e tyre është shumë më e madhe dhe fizibiliteti i tyre është shumë i madh, patjetër që edhe pesha e gjërave që bëjnë për keq ashtu si për mirë, është shumë më e madhe. Por, përsëri besoj se ne paguajmë një faturë të vonesave të historisë, sepse këto që ndodhin sot te ne, në vendet tjera kanë ndodhur shumë më përpara. Ndërkohë, që sot ngjarjet marrin edhe jehonë shumë më të madhe, edhe kanë efekt shumë më të madh për shkak edhe të botës së informacionit, komunikimit që është komplet tjetër, kështu që besoj se kjo është një fazë që domosdoshmërisht, edhe Shqipëria, edhe Kosova duhet ta kalojnë”. Për Kryeministrin shqiptar korrupsioni nuk është gjenetik te shqiptarët, por simptomë e sistemit të ndërtuar, për përmirësimin e të cilit nuk ka dhënë një ide.

Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/27211/shqiptaret-sjane-te-korruptuar-por-sistemi

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.