Kosova së shpejti me një Zyrë Ndërlidhëse në Athinë

Postuar në 19 Shkurt, 2014 14:16

Greqia ka pranuar të bëjë një hap më tej në raport me njohjen e Kosovës, apo të paktën për njohjen e realitetit të ri politik në Ballkan, pavarësisht nëse hapat finalë do të ndërmerren tani ose jo. Kjo është bërë e ditur në konferencën e përbashkët për shty të kryeministrit Hashim Thaçi dhe zv. kryeministrit grek, Evangjelos Venizellos, i ndodhur në Prishtinë edhe me statusin e të drejtuesit të presidencës së BE-së. Në fjalën e tij, Thaçi ka bërë të ditur ndër të tjera, se së shpejti Kosova do të hapë në Athinë Zyrën Ndërlidhëse, e cila do të shërbejë për lidhje direkte me Greqinë. “ne do të hapim së shpejti në Athinë edhe zyrën ndërlidhëse në mënyrë që të kemi një komunikim edhe më të shpejtë, më të shpeshtë, më produktiv, por edhe të kemi prezencën e shumë investitorë grekë në Kosovë, që kanë pasur sukses të plotë. Dhe, ne do të thellojmë bashkëpunimin tonë bilateral në mes të Kosovës dhe Greqisë”, tha kryeministri i Kosovës. Është padyshim një hap përpara, aq më tepër duke patur parasysh marrëdhëniet specifike mes Greqisë dhe Serbisë. Nga ana tjetër, kjo është edhe një aspekt praktik në diplomaci, po të kujtojmë se Greqia ka një krizë shumë të zgjatur me Maqedoninë dhe një peshë më shumë me ngurtësimin e qëndrimit me Kosovën thjesht nuk i intereson. Ndoshta bëhet fjalë për një hapje më të gjerë, pasi së fundmi mediat turke flasin për një vizitë të afërt të përfaqësuesit të Qipros Turke në Athinë. Vetë Venizellos ka folur për mbështetjen nga Greqia të “integrimit euro-atlantik të Kosovës”, një sinjal që dëshmon se ky parametër politik mbetet i vetmi emërues që pajton interesin afatgjatë të vendeve dhe kombeve të rajonit.

Më shumë në: http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,9,4043

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.