Facebook “gëlltit” edhe WhatsApp. Blerje për 16 miliardë dollarë

Postuar në 19 Shkurt, 2014 17:48

“Facebook” nuk ndalet. Përveç suksesit dhe inovacionit si rrjet social, kompania e drejtuar nga Mark Zuckenberg nuk mungon që t’u përgjigjet sfidave të tregut me blerje që arrijnë shifra shumë të larta. Madje kësaj radhe “Facebook” ka bërë blerjen më të madhe në fushën e rrjeteve sociale, teksa ka vënë në zotërim shërbimin “WhatsApp” për 16 miliardë dollarë, bashkë me një shtesë prej 3 miliardë dhënë për punonjësit  dhe themeluesit. Kjo është blerja e dytë më e madhe pas asaj të “Instagram” në vitin 2012 për 1 miliardë dollarë. “WhatsApp” ka rreth 450 milionë përdoues mujorë dhe deklarohet se regjistron 1 milionë përdorues të rinj në ditë. Shërbimi ka sfiduar plotësisht “sms”, pasi siç dihet shmang tekstin unik për t’i lënë vendin një chati telefonik shumë praktik. Po kwshtu bëhet e ditur se kompania ka ofruar 3 miliardë dollarë për blerjen e shërbimin e dërgimit të fotove “Snapchat”.

Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/business-26266689

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.