Zhvillime tek e majta? Meta-Gjinushi, takim kokë më kokë pas vitesh rivaliteti

Gazeta “Panorama” shkruan sot për një takim që është zhvilluar dje në hotel “Rogner” mes kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe kryetarit të Partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi. Në shkrim përcillen disa hollësi të zakonshme për raportimin e lajmeve të tilla, por përshtypje natyrisht bën afrimi mes dy politikanëve, jo vetëm rivalë të vjetër, por edhe që kanë shprehur antipati reciproke në vite. Në analizën e gazetarit Aristir Lumezi takimi lidhet me mungesën e aftësisë dhe vullnetit të kryeministrit aktual për të integruar aleatët e vet në pushtet. Ndaj edhe kjo dalje e Metës në këtë lojë rezulton të jetë një lëvizje tjetër plotësuese. Nga ana tjetër ka kohë që flitet për një federatë të majtë dhe mekanizmi rregullues në këtë aspekt me gjasë është LSI-ja që ka një përvojë me bashkëjetesën në aleanca.
s.z
Add new comment