“Ballkaniadë” bustesh. Në Mal të Zi, shkatërrohet busti i një heroi serb

Postuar në 20 Shkurt, 2014 13:25

Çështja e bustit të Skënderbeut në Qafë-Kashar preku një pjesë të opinionit, për të mos thënë që nxiti edhe një lloj mendimi se, pas këtyre që i quajnë Akte, ka një qëllim të caktuar. Megjithatë duket se nuk është vetëm Shqipëria që përfshihet në probleme simbolesh. Kështu edhe në Mal të Zi, busti i Novak Milosev Vujadinovica, një hero i betejës së Fundina-s të vitit 1878 është shkatërruar. “Tanjug” bën me dije se busti ishte vendosur në Orljevo, afër Podgoricës me vendim të Këshillit Kombëtar Serb të Malit të Zi. Dhe nuk është hera e parë që shkatërrohet. Dhe sigurisht që komenti politik nuk ka munguar: “Shkatërrimi dhe vjedhja e bustit është një sulm ndaj identitetit serb”, tha Momcilo Vuksanovic, kreu i Këshillit. Natyrisht që ngjarjet nuk kanë të krahasuar; fundja një hero serb që goditet në Mal të Zi ka shpjegim mbi kriterin nacionalist, kurse kësaj të Skënderbeut të Qafë-Kasharit nuk i është gjetur derman akoma, se përse është krijuar.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.