“The Economist”: Statusi merret në qershor. Dy profile: Rama mundi figurat e vjetra. Basha, me përvojë, por do të hasë vështirësi

“Koha Ditore” njofton për një raport të agjencisë britanike të kërkimeve dhe analizave “The Economist Intelligence Unit” ku paralajmërohet se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin qershor. Kjo njësi ka publikuar një raport prej 26 faqesh ku flet për progresin e bërë pas ardhjes në pushtet të qeverisë aktuale. “The Ekonomist Intelligence Unit” beson se nëpërmjet reformave të nisura, Shqipërisë do t’i jepet statusi vendit kandidat në mesin e 2014-ës. Mazhoranca e re qeverisëse ka një mandat të fortë dhe një kohezion më të madh ideologjik, në krahasim me qeverinë e shkuar. Kjo i jep mundësinë në miratimin e ligjeve dhe më pas zbatimin e tyre në shumë fusha”, thotë raporti. Po kështu në të përshkruhen edhe dy liderët e politikës, Edi Rama dhe Lulzim Basha. “Rama tashmë e ka konsoliduar lidershipin në parti. Ai ka anashkaluar disa figura të vjetra në parti duke e rrethuar veten me politikanë të gjeneratës së re, disa prej të cilëve janë pjesë e kabinetit qeveritar”, thuhet në raport, teksa për Bashën jepet kjo pasqyrë: “Pasuesi Berisha-Lulzim Basha kryetari aktual i bashkisë së Tiranës është një politikan me përvojë pasi ka drejtuar në shkuarën 3 ministri në qeverinë Berisha. “The Economist Intelligence Unit” parashikon vështirësi për kryetarin e ri të PD-s Lulzim Basha pas dhënies fund nga Sali Berisha drejtimit 22-vjeçar të partisë. Basha do të ketë një detyrë të vështirë në krijimin e figurës së liderit brenda partisë, e cila nuk është mësuar të ketë një udhëheqës tjetër përveç Sali Berishës”, mendon kjo njësi.
Më shumë në: http://koha.net/?id=27&l=688
s.z
Comments
Ose versioni tjeter: Rama
<p>Ose versioni tjeter: Rama pasi nuk gjeti hapsire ne PD-ne e bunkerizuar, beri cmos qe te gjente hapsire ne nje PS shume me liberale. Ja arriti qellimit, garoi dhe fitoi eventualisht postin e kryetarit. Mbasi e fitoi, e ktheu PS-ne ne nje kopje, shumengjyreshe gjithmone, te PD-se se Saliut. </p>
Po c'lidhje ka The Economist
<p>Po c'lidhje ka The Economist me EU?!<br />The Economist e percakto statusin kshu?!<br />Statusi varet and vendet e BE-s, EIU thjesht po jep nje parashikim te sajin, qe nuk do te thote asgje. Per ne dhjetor ne kishim rekomandimin e Komisionit dhe prap nuk e morem, tani qenka The Economist qe na jepka siguri. Sa media idiote qe kemi o zot. </p>
Add new comment