Qeveria daneze pro euros, populli kundër

Postuar në 21 Shkurt, 2014 04:05

Danimarka duhet t’i bashkohet eurozonës thotë kryeministrja e këtij vendin, Helle Thorning-Schmidt. Edhe pse ajo saktësoi se nuk ka në plan të thërrasë referendum për këtë çështje, ka theksuar se Danimarka duhet të bëhet pjesë e monedhës së përbashkët “përfundimisht”.Vendi skandinav mbajt një referendum për euron në vitin 2000, ku 53.2% e votuesve ishin kundër. Që prej atëherë nuk ka pasur shenja që të tregojnë se opinion publik ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.Thorning-Schmidt tha se, do të tregohet e kujdesshme për mbajtjen e një referendum edhe pse beson se hyrja në euro do të ishte në interesin më të mirë të Danimarkës.“Ajo që dua të them është se, kjo do të na jepte më shumë ndikim në çështjet që aktualisht ndikojnë mbi ne, dhe një vend i vogël nuk ka më influencë.” S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.