Vrasje mafioze në Durrës

Postuar në 21 Shkurt, 2014 06:56

Ngjarja e vrasjes së dy të rinjve nga Fushë-Kruja në qytetin e Durrësit, ngjason me ekzekutimet mafioze të vendeve rurale në Itali.Sipas informacioneve të para të dhënë nga policia, dyshohet se kemi të bëjmë me përplasje trafikantësh droge.Deri tani është zbardhur se, Artur Kasalla dhe Shaban Babasi janë vrarë në një banesë në Shkozet dhe më pas janë transportuar me makinën e njërit prej tyre në zonën  e ish-Kënetës dhe më pas i është vënë flaka makinës. Kufomat e djemve, 22 dhe 30 vjeç janë gjetur të shkrumbuar njëri në sediljen e pasme dhe tjetri në bagazhin e automjetit. Dyshohet se në këtë “operacion mafioz” janë katër persona bashkëpunëtorë. Dy prej tyre janë shoqëruar në polici, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.