Nano i shkruan, dhe Lame i përgjigjet, lidhur me legalizimin e apartamenteve pa hipotekë

Në ‘Zululandin’ e djeshëm të Ditës, Mustafa Nano i përcillte Artan Lames një shqetësim të një zonje, që Nano e kish marrë online. Shqetësimi kish të bënte me mungesën e hipotekës për apartamente të blerë pej kohësh. Zonja i kish shkruar Nanos: “Unë apartamentin e kam blerë me një kontratë të rregullt e të noterizuar, dhe ndërtuesi, në momentin e nënshkrimit të kësaj kontate, më ka premtuar se do t’më jepte hipotekën në dorë në harkun e tetë muajve të ardhshëm; … [dhe tani ajo] më thotë se e ka plotësuar të gjithë dokumentacionin në rregull, dhe po prêt hipotekimin; ndjekim lajmet mbi këtë çështje, por ato janë shkel e shko, me informacion të pjesshëm e të copëtuar, dhe unë nuk kam mundësi të marr vesh se ç’do të bëhet me këtë hall.” (Shkrimin e Nanos të plotë mund ta gjeni te rubrika e Respublica-s me të njëjtin titull ‘Zululand’ )
Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame i ka kthyer përgjigje sot, dhe bën listën e dokumentave që lipsen për të bërë legalizimin në rrethana të tilla. Dhe e mbyll: “[Qytetarët me halle të tilla] të nxisin ato subjekte që nuk paraqiten pranë nesh për përfundimin e procesit. Thelbi është i thjeshtë. E gjitha kjo kërkon kohë. Nuk është bërë për gjithë këta vjet dhe po përpiqemi ta bëjmë tani. Vullnetin e kemi. Na duhet vetëm koha.”
Shkrimi i plotë i Lames mund të ndiqet në linkun http://gazetadita.al/nje-leter-drejtorit-te-aluizni-t-me-shpresen-se-do-gjeje-kohe-per-nje-pergjigje/
Re.Pu.
Add new comment