Kush janë belgët e XDGA-së, fituesit e projektit “Lungo Mare”?

Kompania belge XDGA, është shpallur të premten në mbrëmje fituese për të zhvilluar vijën bregdetare të qytetit të Vlorës. Kreu i jurisë, Patrik Jansen tha se, fituesi u zgjodh për respektimin e plotë të hapësirës prej 5 km të shëtitores së Vlorës dhe mundësia e përshtatjes ku projekti i ri do të lejojë edhe zhvillime të tjera që do të ndërthuren. Kjo studio arkitekturore është krijuar në vitin 1988 nga Xaveer De Geyter. XDGA ka marrë pjesë në shumë konkurse arkitekturore dhe urbane. Ata kanë ndërtuar pesë kulla dhe 137 apartamente në Breda, Holandë.Në vitin 2012 ata fituan dy konkurse prestigjioze, një për dizajnimin e sheshit Schuman në Bruksel dhe një për ndërtimin e qendrës së re të provincës Antwerp. XDGA ka fituar edhe projekte të tjera në Spanjë dhe Francë. S.S
Add new comment