Analogjia që çon Oketën në krye të SHISH

Visho Ajazi duket se i ka të numëruara ditët që do të vazhdojë të jetë në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në një analogji të gazetës “Shqiptarja.com”, me afrimin e FRD-së me mazhorancën qeverisëse si edhe me rolin në të kaluarën të numri dy të kësaj force politike si dhe me një ftesë të NATO-s (që është një gjë normale), Gazmend Oketa shihet si kreu i ardhshëm i SHISH.“Mungesa e garancisë për informacionin sekret në Shqipëri, për shkak të rrjedhjes së tij drejt vendeve jo mike apo armike (duke qenë se Shqipëria është vend partner i NATO-s dhe ka dijeni për dosjet sekrete të këtij organizmi global mbrojtjeje), strukturat e sigurisë janë duke menduar për një projekt afatgjatë në Shqipëri. Sipas gazetës në fjalë, Oketa është “një ndër më të besuarit e SHBA dhe Brukselit”.Më tej në lajm thuhet se, “Oketa ka mbi dy javë që është jashtë vendit, në kuadër të një trajnimi intensiv për Sigurinë dhe për të qenë i përgatitur që të marrë në dorë drejtimin e shërbimit sekret shqiptar, si njeri i besueshëm nga Brukseli. Mësohet se trajnimi do të vijojë me ndërprerje në disa qendra të mëdha si në Uashington, Bruksel e Bon në mënyrë që Oketa të jetë një drejtues i besueshëm i SHISH jo vetëm për përmbushur detyrat kushtetuese në Shqipëri, por dhe në kuadër të NATO-s ku Shqipëria është vend anëtar me të drejta të plota që nga viti 2009”.Analogjia e fundit është se, Oketa dhe Leonard Demi u shprehën kundër ligjit të ri për SHISH që e vinte atë nën varësinë e kryeministrit plotësisht. Për këtë Demi u emërua nga qeveria shqiptare ambasador në NATO ndërsa Oketa do të marrë drejtimin e SHISH-it. S.S
Comments
E meritonë se është një
<p>E meritonë se është një politikan i mirë të tillë i duhen vendit</p>
Dhe mbi te gjitha kudo ku ka
<p>Dhe mbi te gjitha kudo ku ka punuar nuk eshte lakuar ash\njeher per afera koruptive.</p>
nuk eshte tipi i duhur, te
<p>nuk eshte tipi i duhur, te pakten per sh.i.sh.eshte njeri i mire po shume i sinqert.........</p>
Add new comment