Bode: Investimet e huaja direkte ka rënë në nivel historik

Postuar në 22 Shkurt, 2014 07:11

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode duke analizuar treguesit fiskale të vitit 2013 si dhe trendin e ekonomisë shqiptare për vitin 2014, flet për shifra zyrtare alarmante për ekonominë shqiptare e cila sipas tij, po shkon drejt rrënimit dhe recesionit.Deputeti i PD analizon financat publike duke vërtetuar rënien e tyre në buxhet. Nga ana tjetër, borxhi historik i marrë nga qeveria prej 120 milionë dollarësh nuk ka shkuar në shlyerjen e faturave të biznesit, nuk ka shkuar për rimbursimin e TVSH-së dhe nuk ka shkuar për pagesën e aftësisë së kufizuar, shtresës më në nevojë në Shqipëri. Bode shfaq të dhëna edhe për kreditimin kur për herë të parë ai është një nivele negativ me minus. Po ashtu, sipas deputetit Bode, niveli i investimeve të huaja direkte ka rënë në nivele historike.“Për ta ilustruar impaktin e kësaj panorame të politikave të papërgjegjshme në politikat e paqëndrueshmërisë në politikat fiskale, të abuzivitetit ligjor, dhe të revanshit të përgjithshëm që ka qeveria aktuale, kam ilustruar edhe investimet e huaja direkte. Tremujori i katërt bën fjalë për një nivel shumë të ulët. Në qoftë se periudhë 9 mujore pati rreth 700 milionë euro investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare, tendenca e tremujorit të fundit flet për nivele tepër të ulëta krahasuar me trendin historik të investimeve të huaja në ekonominë shqiptare çka është një dëshmi për rënien e besimit dhe krebilitetit të qeverisë aktuale në raport me investitorët e huaj dhe qëndrimet e tyre kaotike për prishjen tërësisht të kontratave, mungesa e sigurisë për investitorët dhe mungesa e orientimeve dhe strategjive të qarta për të mbështetur rritjen e ekonomisë”, tha Bode. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.