Gardisti i "21 janarit", shkarkohet nga Tahiri, emërohet drejtor në CEZ

Postuar në 23 Shkurt, 2014 05:26

Ish-komandanti i Njësisë Speciale në Gardën e Republikës, aktiv në ngjarjet e 21 janarit të 2011, është emëruar në post drejtori në kompaninë CEZ që aktualisht manaxhohet nga shteti shqiptar. Gazeta “Shqiptarja.com” evidenton faktin se Agron Malaj, i shkarkuar në tetorin e kaluar nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, tashmë është emëruar nga CEZ që drejtohet nga Arben Seferi. 

Ai mësohet se prej katër ditësh e ka marrë këtë detyrë, duke drejtuar CEZ-in, për rajonin e Burrelit, që përfshin pesë rrethe: Mat, Dibër, Bulqizë, Kurbin dhe Mirditë. Gazeta që e ka këtë lajm si kryeartikull evidenton në mbititull se “demostruesit e 21 janarit janë me sytë nga shteti për një punë”.

 

 

 

Për më tepër http://www.shqiptarja.com/home/1/21-janari-ish-shefi-i-gard-...

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.