Ka nisur bllokimi 11 orësh i tunelit të Elbasanit, asfaltohet aksi elektoral

Ka nisur sot në orën 7 të mëngjesit, bllokimi 11 orësh i tunelit të Elbasanit, pasi kjo pjesë e aksit të ri rrugor do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Policia rrugore njofton se asnjë automjet nuk do të qarkullojë në aksin e ri rrugor Elbasan-Tiranë për 11 orë, për shkak të punimeve që do të kryhen. Pjesa e tunelit do të marrë një shtresë asfalti. Ndërtimi i tunelit të Krrabës në autostradën Tiranë-Elbasan, e cila pas Rrugës së Kombit, përbën veprën më të rëndësishme të qeverisë së shkuar, nisi më 29 prill të vitit 2011, ndërsa inaugurimi i tij u bë para afatit të caktuar, në kulmin e fushatës elektorale, duke mos përfunduar shumë procese. Ndërkohë lidhja midis dy qyteteve do të kryhet pjesërisht nëpërmjet rrugës së vjetër të Qafë-Krrabës.
a.k
Add new comment