Zana Xhuka ndihet “shumë mirë” dhe thotë se është kreu i ligjshëm i ILDKP-së

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, ish-kryetarja e ILDKP-së, Zana Xhuka, thotë nuk e priste shkarkimin nga Kuvendi, ndaj ajo ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vënë drejtësi. Xhuka beson se është ajo kryeinspektorja e ligjshme, ndaj dhe ka besim tek drejtësia. Edhe pse ditën e djeshme nuk ka shkuar në zyrë, pasi vendin e saj e ka zënë menjëherë Shkëlqim Ganaj, ajo ka bindjen se drejtësia do të japë vendim në favor të saj, pasi pretendon se është zgjedhur në mënyrë të ligjshme po nga Kuvendi në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive. Xhuka megjithatë nuk u pyet për mungesat e njëpasnjëshme në komisionet parlamentare që trajtuan çështjen e saj, dhe as për akuzat e rënda që vartësit kanë ngritur ndaj saj për cilësinë dhe profesionalizimin në krye të institucionit.
a.k
Add new comment