"Shpërthen” Meidani: Qeveria ka shumë llafe e propagandë, demagogji e populizëm

Ish-Presidenti i Republikës Rexhep Meidani deklarohet kritik ndaj punës së qeverisë së re, duke i cilësuar si propagandë,demagogji dhe populizëm arritjet e deklaruara nga ekzekutivi. Në një intervistë për “Koha Jonë”, Meidani thotë se qeveria nuk mund të vazhdojë më në këtë mënyrë dhe propozon të ndërmerren ndryshime që mund të cilësohen si “radikale”. ”Ka diçka që nuk shkon! Një shikim i pakuptimtë dhe i stërzgjatur prapa, një sjellje prej opozite në pozitë! Diçka të ngjashme e kemi vënë re 8 vjet të shkuara, në vitin 2005, gjatë gjashtë muajve të parë të qeverisjes së PD-së. Duket si një sëmundje politike shqiptare e pozitës, pas shumë vjetësh në opozitë! Përveç këtij komenti “miqësor”, po ashtu, mund të them se në këto 6 muaj qeverisje, pavarësisht ç’trumbetohet, ka një humbje të qartë besimi, një zhgënjim të madh të qytetarëve përballë një pritshmërie të lartë të muajve të parë ndaj këtij kabineti. Ka shumë llafe e propagandë, demagogji e populizëm dhe pak ose aspak iniciativa konkrete, ka mungesa të dukshme në mishërim e demonstrim aftësish qeverisëse apo kapacitetesh administrimi, shumë pak lëvizje pozitive dhe ndryshime të mirëpritura. Gati-gati të krijohet, pa dashje, përshtypja e një qeverisje “OJQ-iste”, sepse për rilindje, në kuptimin e ringjalljes, as që mund të bëhet fjalë! Një situatë e tillë, në gjykimin tim, nuk mund të vazhdohet; ajo duhet të ndryshohet sa më shpejt, qoftë dhe me “sakrificën” e ndryshimit pjesor të këtij kabineti...”thotë Meidani.
Për më tepër: http://www.kohajone.com/politika/item/5165-ish-presidenti-meidani-te-ike-kryeministri-rama.html
k.k
Comments
Ashtu sic ka qene edhe

Ashtu sic ka qene edhe Opozita e Rames nje QJQ per 8 vjet ashtu do te jete edhe qeveria sot. te mos cuditet askush, ne Shqiperi shumica eshte teper injorante dhe teper komuniste-fshatareske per te kuptuar se ci beri vetes me 23 qershor duke zgjedhur pikerisht ata qe per 4 vjetet e fundit penguan me nje anarshizem te papare intergrimin e metejshem te vendit drejt nje stabiliteti ne BE. Mjafton te shohesh statistikat e renjes ekonomike dhe ti barazosh me palacalleqet Edviniste te pas 2009-tes dhe del qarte se sa e ka demtuar kete Shqiperi Ramizmi. Kur thonim atehere se Rama po demton interesat e popullit dhe te intergrimit me prockat e tije prej femije te llastuar 1 milion kokepalaret te akuzonin per Berishist! Mbajeni tani funderrinen ne kurriz!!!

Ku dhe si e mati ky "humbjen

Ku dhe si e mati ky "humbjen e besimit dhe zhgenjimin e qytetareve" ???

Pastaj ky eshte ne rradhen e nano-kurvave,,,,dmth nuk eshte votues i

Rilindjes.E ke mire qenin mo Mejdan??????

Rexhep ! ke bere gabim qe nuk

Rexhep ! ke bere gabim qe nuk e ke shoqeruar edhe djalin tend ne mitingun e PD-se. Ia kini borxh Sali Berishes sepse te kapi dikur per zhelesh dhe te hoqi nga Kryetar i Akademise se Shkenceve. Megjithese shkruan artikuj pa fund dhe pa kurrfare domethenijeje, nuk kam mundur kurre te kuptoj cfare perfaqson, cfare pikepamjesh ke per boten, per politiken dhe per progresin.

Add new comment