Mark Frroku: Kam sponsorizuar Topallin dhe s’ka asgjë të keqe. Gjyqi ndaj tim vëllai, s’kam besim tek drejtësia

Ndërkohë që është caktuar përbërja e trupit gjykues që do të gjykojë vëllanë e tij Arben Frroku, deputeti kristiandemokrat Mark Frroku ka dhënë një intervistë për revistën Klan, ku ka folur për incidentin (në fakt, për mungesën e incidentit sipas Frrokut) me deputeten demokrate Jozefina Topalli, marrëdhënien me socialistët dhe padyshim, për çështjen e të vëllait. Frroku rithekson se me Topallin nuk bëhet fjalë për asnjë incident por për një komunikim normal. “Ajo bëri një akuzë në rolin e Prokurores në Parlament. Unë i ktheva një përgjigje më shumë si një mik i vjetër se sa si një parlamentar. Ndaj nuk kam asnjë arsye se pse t'i kërkoj ndjesë Topallit”, thotë Frroku, duke shtuar se vërtet ai ka ndihmuar dhe sponsorizuar fushata të kaluara të Topallit, dhe këtu s’ka asgjë anormale. Për një njëjtën arsye deputeti deklaron se s’ka pse të ndryshojë asgjë në marrëdhënien e tij me PS-në dhe kryetarin Rama, nga i cili shpreson përmbushjen e marrëveshjes politike. Ndërsa lidhur me akuzën ndaj të vëllait, Frroku thotë: “Ne, familjarët e dimë shumë mirë që vëllai jonë është implikuar aty nga segmente të caktuara. E them pa frikë politikisht për shkak të fushatës. Dihet që ai ishte kandidati në Qarkun e Shkodrës, jo unë. Ne kemi të gjitha provat dhe faktet që ai nuk ka asnjë lloj përfshirjeje në atë ngjarje. Pa përjashtim. Ndërkohë që policia dhe prokuroria nuk kanë asnjë fakt dhe vazhdojnë ta mbajnë në burg. Ky është sistemi “alla shqiptar”. Unë jam shumë skeptik përsa i përket hetimeve dhe zhvillimeve ndaj kësaj çështjeje. Jam skeptik për formën dhe mënyrën e veprimeve dhe hetimeve nga policia dhe tashmë vazhdon edhe nga prokuroria”.
Lexoni më shumë në linkun: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4491&mod=2
a.k
Add new comment