Skandali: Erdogan udhëzon të birin të fshehë milionat. Kryeministri turk: Është montazh

Postuar në 25 Shkurt, 2014 10:47

Publikimi i katër bisedave telefonike mes kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan me djalin e tij Bilal, biznesmenë dhe përfaqësues të medies, që janë kryer më 17 dhjetor 2013-të po shkakton një valë të re reagimesh në Turqi. Paskëtaj kryeministri ka anuluar një takim me Komitetin Ekskluziv të Industrisë së Mbrojtjes, siç raporton CNNTurk, me arsyetimin se do “shplodhej”. Por komentet thonë se pas kësaj tërheqjeje është çështja e videove, ku spikat sidomos biseda e kryer me të birin, që e këshillon të fshehë milionat pasi hetuesit mund t’ja gjurmojnë pasuritë e paligjshme. Pas publikimit të bisedave, Erdogan ka mbajtur një takim urgjent me kreun e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës mbi këtë përgjim që e inkriminon atë në çështje korruptive. Në një komunikatë për shtyp, kryeministri e cilëson bisedën “produkt të një montazhi”.

Por, kreu i opozitës, Gursel Tekin thotë se bisedat telefonike nuk është e falsifikuar dhe akuzon qeverisë për mos lejin të publikimit të këtyre bisedave. “Hurrieyet Daily News” thotë se nuk mund të verifikojë autenticitetin e këtyre regjistrimeve të publikuara në YouTube, që kanë marrë mbi 1.2 milionë shikime në 12 orë.

 

Njohësit e turqishtes e gjejnë materialin në linkun: http://www.youtube.com/watch?v=Cvf4aeRLu0E
 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.