Pronari i skuadrës së rally-t të Dakarit, 1.4 ton kokainë në gomat e kamionëve

Pronari dhe themeluesi i një skuadre të njohur të rally-t të Dakarit është arrestuar në Madrid, pasi autoritetet franceze zbuluan rreth 1.4 ton kokainë të fshehura në kamionë që i përkiste skuadrës, në kthim nga eventi i fundit sportiv në Amerikën e Jugut. David Oliveras, thotë The Guardian, është drejtori i Epsilon Team, me seli në Barcelonë, kompani që ofron asistencë teknike dhe përgatitje për kamionët që konkurrojnë në Rally-n e Dakarit. Një sasi prej 1393 kg kokainë u gjet e mbështjellë me plastikë dhe e maskuar në gomat e mëdha të kamionëve, pasi ato mbërritën në portin francez të Le Havrit. Autoritetet franceze vepruan pas një indicieje të policisë bullgare. Përveç 59 vjeçarit Olivera, edhe dy shtetas bullgarë u arrestuan në vendin e tyre, lidhur me këtë xhiro droge që vlerësohet në 270 milionë euro.
a.k
Add new comment