Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pse Fazlliç "rezulton" edhe në linjën e interkonjeksionit

Sot disa gazeta publikuan lajmin se pas linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë qëndron sërish si përfitues Damir Fazlliç. Lidhur me këtë lajm, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka parë të nevojshme të bëjë një sqarim, thelbi i të cilit është fakti se marrëveshja është negociuar në kohën e qeverisjes së Sali Berisha dhe se mbikqëyrëse e procesit ka qenë banka kfË. Pra pala gjermane. Më poshtë nnjë pjesë nga njoftrimi: “Kompania kroate “Dalekovod” do të ndërtojë linjën në pjesën e Kosovës ndërsa kompania nga Bosnje Hercegovina “Energoinvest” (me pjesën kryesore të kapitalit shtetëror) do të realizojë ndërtimin në pjesën e Shqipërisë. Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pas periudhës së zvarritjes dy vjeçare nga qeveria e Shqipërisë, amendimi i kontratës së konsulencës për procedurën e ritenderimit është kryer më 4 shkurt 2013. Njoftimi për procedurën e re të tenderimit për këtë projekt u krye më 20 mars të vitit 2013. Më 11 qershor 2013 është kryer hapja e procedurës së tenderimit, marrja e ofertave dhe hapja e zarfit të postkualifikimit. Më 9 gusht 2013 është bërë hapja e ofertës teknike ku është kryer edhe skualifikimi i disa ofertave, duke bërë që më 1 nëntor 2013 (kur u hap oferta financiare) të kishte mbetur vetëm kompania Energoinvest. Më 12 dhjetor 2013 është kryer firmosja e kontratës për Lot 1 me Energoinvest. Selektimi dhe përzgjedhja, deri në ofertën teknike është kryer nga drejtuesit e OST-së dhe konsulentët e bankës kfË, gjatë qeverisjes së shkuar. E gjithë procedura është ndjekur dhe zhvilluar nën konsulencën e bankës gjermane e cila ka certifikuar procesin deri në firmosjen e kontratës më 12 dhjetor 2013”.
s.z
Comments
Epo u sqarua de Qeveria: "Na

Epo u sqarua de Qeveria: "Na e la Berisha Fazlliçin si dobiçin në derë dhe ne s'kishim rrugë tjetër veçse t'i vinim firmën përsipër e t'i thonim bir (ose babë, si të doni)." Po kot i paska pasur kjo opozita e djeshme protestat: kundër Fazlliçit, kundër Shqipërisë 1 euro, kundër plehrave (jo atyre kimike), kundër llotarisë kombëtare, kundër trafikut të drogës, kundër korrupsionit dhe Floririt. Këta jo vetëm që s'i kanë harruar premtimet, por i kanë varur me kokë posht.

Duket se eshte pikerisht

Duket se eshte pikerisht ashtu, Alpinist!

Se, po te donin keta birbot e rinj, qe na merziten shijen me premtim/akuzat e tyre te pafundme,

e refuzonin ate oferte!

Nese ka qene ligjore e permbushte kriteret, dhe nese tani pranohet se e ka bere qeveria e Djajve Blu, le te mos vazhdojne te genjejne (veten, jo ne tashme) se po lidhemi ne me Kosoven, ne Djajte e Kuq, jo ata Blute, qe te kuq kane qene edhe ata, ne cromosomin e ngjizjes!

Dakord, megjithate, te dy palet e duan Kosoven, pavarsisht Tivarit!

E imagjinoni se ku kemi

E imagjinoni se ku kemi aritur në 75 tërë linjën e elektrifikimit e bëmë vetë kurse sotë nuk qënkemi të aftë lumë si ne si gjithmonë mbrapa

Nuk asht krejtesisht ashtu,

Nuk asht krejtesisht ashtu, Leo...!

Mahere e merrte telin tek Rikard Ljarja i shkrete dhe e lidhte ne maja pemesh e druresh gjer tek Llampa e Vetme e Alajdinit, se kaq ishte Elektrifikimi (qe megjithate duhet respektuar), sot ashtu tjeter meseleja!

Pastaj, atehere vinin kredite nga Kina e madhe Popllore, se sa per Buxhetin tone, aha...e thau projekti i Qendrave te Zjarrit, edhe ne kufirin me Kosoven!

Add new comment