Kosova do të hapë ambasadë në Mal të Zi

Kosova pritet të hapë ambasadën e saj në Mal të Zi. Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili ka nënvizuar se ekziston vullneti dypalësh për të ecur me këtë hap. “Qysh nesër do ta shtrojmë kërkesën për hapje të Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi, pasi tani ekziston vullneti ynë dhe pajtueshmëria nga pala malazeze”, ka thënë ai në takimin që ka pasur në Prishtinë me homologun e tij malazez, Igor Lukshiq. Dhe për këtë afrim ka edhe arsye ekonomike. Kështu Mali i Zi është dëshmitari, ose prova më e mirë e interesit reciprok ekonomik të tij, jo vetëm me Kosovën, por me botën shqiptare në tërësi. Shqiptarët, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Kosova janë ndër turistët më të rregullt në këtë vend, që ka ditur të përshtatet mirë me ndryshimet gjeopolitike të pas ’90-ës.
s.z
Add new comment