Janukoviç: Rusia s'mund të injorojë atë çfarë po ndodh në një partner të madh si Ukraina

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:49

Presidenti i shkarkuar i Ukrainës, Viktor Janukoviç nga Rusia ka dalë për herë të parë në publik që pas largimit nga Kievi. Janukoviç u shpreh i vendosur se do të luftojë për vendin e tij dhe akuzoi ata që e rrëzuan nga pushtetit banditë të rinj neo-fashistë, të cilët përfaqësojnë vetëm një minoritet në Ukrainë. “Njerëzit e armatosur duhet të largohen. Ne duhet të ofrojmë jetë normale për të gjithë ukrainasit, duhet të kemi parasysh interesin e të gjithë ukrainasve dhe sot vendi po drejtohet nga një pakicë fashistësh që nuk përfaqësojnë askënd. E gjithë kjo situatë është krijuar si rezultat i mbështetjes së verbër të perëndimit për këta protestues, por Ukraina është një vend i fortë dhe do të gjejë rrugën e saj”, tha ia.Janukoviç u shpreh se për të rikthyer në pushtet nuk do të kërkojë mbështetjen ushtarake të Rusisë, por nga ana tjetër ai foli për një “detyrim” nga ana e Rusisë. “Nuk do të kërkoj për mbështetje ushtarake nga asnjë vend. Ukraina është një shtet i vetëm dhe qëndrimi im është që ai duhet të vazhdojë të mbetet i tillë. Por Rusia nuk mund të injorojë se çfarë po ndodh në një partner të madh si Ukraina. Moska duhet të përdorë të gjitha mjetet për të ndalur gjakderdhjen dhe terrorin, por jam kategorikisht kundër çdo ndërhyrjeje në Ukrainë dhe Ukraina duhet të qëndrojë një vend i bashkuar", deklaroi Janukoviç.  S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.