Debati për "varfërinë" në Shqipëri, palët politike akuzojnë njëra-tjetrën për “luks”!

Postuar në 02 Mars, 2014 03:08

Protestat e fundit të zhvilluara në vend me kauzë kryesore “varfërinë”, po rikthejnë një debat që nuk është i paprecedentë në vend. Ndërsa opozita akuzon qeverinë për thellimin e varfërisë, mazhoranca akuzon opozitën se nuk është përfaqësuesja më e mirë e kauzës, për faktin se drejtuesit e saj që kanë qenë në pushtet prej 8 vitesh, vishen “chic”, kanë makina luksoze, konsumojnë puro, kanë syze “firmato” etj etj.  Këto të fundit, i janë përmendur opozitës në dy protestat e fundit, me 20 shkurt dhe gjatë protestës së furgonëve.

Kundërpërgjia e opozitës ka ardhur ditën e sotme nga burimi zyrtar mediatik i kësaj partie. Rilindja Demokratike, organ zyrtar i PD, e shoqëron kryeartikullin e saj me një foto ku ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe këshilltari për mediat i Edi Ramës, Endri Fuga ndodhen në një jaht në det. Poshtë kësaj fotoje gjendet një foto tjetër e protestave para kryeministrisë ku fokusohet panrakarta “Duam bukë”.

 “Qeveria jetë luksi, ndërsa shqiptarët po protestojnë: Duam bukë! Ministri që në pesë muaj, sipas organizatës Ndërkombëtare të Punës, ka rritur papunësinë nga 12% në 21% udhëton me jaht së bashku me këshilltarin e kudogjendur të Kryeministrit. Nga njëra anë kemi qytetarë që po protestojnë për bukën e gojës dhe në anën tjetër ministra që nuk kanë fre në jetën e luksit” shkruan Rilindja Demokratike

Protestat me kauzë “varfërinë” do të vijojnë sepse janë paralajmëruar. Po ashtu edhe kjo betejë publike e palëve politike me akuza dhe kundërakuza…

 

http://www.rilindjademokratike.com/web/index.php?option=com_content&view=article&id=6784:ministri-me-jaht&catid=58:lajme-kyce

 k.k

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>hahahaha, nese ky eshte jaht, i bie qe 20% e shqiptareve ta kene nje te tille......</p>

Submitted by Shah Mati (not verified) on

Ti vete tek cila pjese e shqiptareve hyn, te 20% apo 80%?

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>.</p>

Submitted by billy (not verified) on

<p>&nbsp;Ne cilin muaj eshte bere kjo foto. Ne gusht Veliaj nuk ishte minister.&nbsp;</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Se me çfarë do udhëtojë çdo njeri është e drejta e se cilit veçse të jetë në gjëndje ta sqarojë në qoftëse e pyesin dhe në qoftëse del se ka shkelur ligjin të dënohet sipas ligjit</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.