Fenomeni “Grillo” dhe 8 milion vota të shkuara dëm!

Zgjedhjet e fundit në Itali dëshmuan lindjen e një fenomeni të ri elektoral, që mban emrin e komedianit të njohur Beppe Grillo. Ai u rrit elektoralisht falë antipopulizmit që shfaqi, çka tërhoqi pranë lëvizjes së tij “5 Yje”, figura shumë popullore në Itali. Komediani i njohur mori më shumë se 20 për qind të votave në zgjedhjet e fundit ku ligjërimet publike të tij mbusheshin me kritika ndaj klasës politike dhe godisnin fenomenet negative. Në fushatë, ai nuk u shqua për një alternativë konkrete se si gjërat mund të bëheshin më mirë, fakt që u përmend edhe në periudhën paszgjedhore kur atij iu kërkua të përfshihej në qeverisjen e vendit. Por tashmë “yjet” e Grillos duket se janë duke “perënduar”. Media italiane analizon se tashmë fenomeni Grillo është më shumë një fakt historik sesa një realitet.
“Nëse vazhdon rrugën në të cilën ndodhet aktualisht, shumë shpejt Beppe Grillo dhe Lëvizja “5 Yje” mund të mbeten vetëm si lëndë për studime, si një model i vetëasgjësimit në politikë. Nuk ishte parë asnjëherë një parti që arrin të fitojë 8 milion vota, sikurse ka bërë komediani Grillo, pra 25 për qind të votave. Por më pas ai iu dorëzua parëndësisë politike dhe groteskut. Të paktën 2 herë në javë, lëvizja “5 yje” vetëdenigrohet. Një parlamentar beson në egzistencën e sirenave ndërsa një tjetër ka frikë nga “mikrocipi” i instaluar poshtë lëkurës etj “ analizon “L’Inkiesta” që përmend faktin se nga kjo forcë janë larguar një serë figurash të rëndësishme.
Tashmë Grillo është në fushatë elektorale, udhëton nëpër Itali me një tour propagande, por me pagesë, me sloganin “Ta jap unë Europën”. “Dhe zgjedhjet për Parlamentin Europian janë për italianët një nga ato rastet e çuditshme që japin sinjale, sikurse ka ndodhur me Emma Boninon që në 1999 mori 8,5 përqind të votave. Pavarësisht zgjedhjeve pasuese Partia Radikale thuajse nuk egziston fare…” vijon analiza në të cilën lexohet një qëndrim i ashpër ndaj komedianit Grillo dhe lëvizjes që ai përfaqëson.
Analiza e plotë: http://www.linkiesta.it/grillo-m5s-voti
k.k
Comments
Grillo eshte simbol i

Grillo eshte simbol i shperdorimit te pushtetit. Arrogant dhe diktator.

Tani une nuk jam ndonje fans

Tani une nuk jam ndonje fans i madh i Grilos po fakti qe media italiane e sulmon Grilon nuk eshte se e ka demtuar shume ne te shkuaren. Sa me shume e injoronin aq me shume u forcua.

Po edhe nese Grilo vertet nuk e ngren kurre partine ne alternative qeverisese, ashtu sic po duket, ai te pakten sherbeu per ca gjera. I beri presion te majtes te reformohej, te bente primare per kandidatet e saj, te zgjidhte nje te ri si Renzi dhe te hiqte dore nga klasa e vjeter. Ky presion u ushtrua ndaj te djathtes po atje Berluska eshte diktator e nuk ka ndermend te terhiqet, prandaj Forza Italia u fragmentua.

Pra grupime te tilla edhe nese nuk fitojne zgjedhjet sherbejne per te shkundur partite e establishmentit te cilat fatkeqesisht ne sistemet politike europiane shpesh mbyllen dhe largohen nga elektorati.

Pajtohem teresish me Ju kur

Pajtohem teresish me Ju kur flisni per median italiane ne lidhje me Grillon.

Pervec kesaj, Media Italiane po ben te pamunduren per ta denigruar levizjen e Grillos sepse nqs. Grillo fuqizohet, media humb financimet publike me te cilat mbahet. Ndaj nuk eshte aspak informative po te analizohet levizja e Grillos ne baze te shkrimeve te kesaj medias.

Add new comment