Kryhet seanca, Shpëtim Gjika akuzon prokurorinë për “proces të montuar politikisht”

Postuar në 03 Mars, 2014 04:53

Është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në seancë ishte i pranishëm edhe vetë Gjika dhe shtatë të pandehurit e tjerë të cilët akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”. Por më shumë se ecuria e seancës, është interesant prononcimi jashtë seancës gjyqësore, i kryebashkiakut Gjika. Sipas tij, bëhet fjalë për një proces fals, të montuar politikisht, ndërkohë që prokuroria ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet dhe jo ta zvarriste hetimin paraprak. “Në fakt siç e shikoni unë jam prapë në seancë çdo të hënë. Këto nuk ishin vetëm kërkesat e mia, ky një proces i montuar nga prokuroria prandaj unë jam në paqe me moralin tim, sepse e di si ka filluar dhe pse është hetuar në mënyrë skandaloze. Ky proces ka filluar 3-4 muaj pas zgjedhjeve, e mesa duket janë nxituar ka ngritur akuzë prokuroria dhe sot kërkon kohë. Kjo të skandalizon. Ka patur shkelje të afateve të hetimit. Prokuroria nuk ka zbritur nga qielli, por është këtu për të bërë punën”, deklaroi Gjika.

 

a.k

 

Comments

Submitted by Alpinisti (not verified) on

<p>Mesa kuptojmë nëpërmjet mediave, procesi ka kohë që shtyhet, sepse në fillim Gjika nuk donte të gjykohej në Vlorë por në Tiranë, pastaj për pasaktësi në dokumentet e vetë të pandehurve, si p.sh. të sekretares së Gjikës seancën e shkuar. Ky sharlatan mashtrues kujt kërkon t&#39;i hedhë hi syve? Është Gjika vetë që po zvarrit gjykimin, ndoshta me shpresën se në këtë mënyrë do t&#39;ia hedhë.</p>

Submitted by xy (not verified) on

<p>Hajde mos ki merak se do te ndihmoje edhe ty Prokuroria e Vlores duke i prishur vetem pak procedurat, dhe keshtu e kalon lumin</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.