Ish zv.kryeministri i Kosovës, drejtor autobuzash në Ferizaj. Shtypi i Prishtinës e bën të madhe

Postuar në 03 Mars, 2014 14:13

Për gazetën Express të Prishtinës, ka bërë përshtypje detyra e re që ka marrë Adem Salihaj, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës nën qeverisjen e shkurtër të Ramush Haradinajt dhe i konsideruar jo shumë kohë më parë si një prej njerëzve më me influencë në vend. Ditën e sotme, Salihaj është emëruar Drejtor i Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, çka Express e quan një “degradim të paparë në karrierën e tij”. Këtë vendim e ka marrë Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili po ashtu si Salihaj, vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndoshta gazeta ka të drejtë, pasi “spostime” të tilla postesh janë të atilla që mund të pikasen vetëm në historinë e vendeve të Lindjes, ku fjala vjen njeriu i dytë pas Stalinit në Bashkimin Sovjetik, Molotovi, u degradua nga Hrushovi deri në ambasador në Mongoli e pastaj drejtor fabrike në një qytet provincial. Por nga ana tjetër, puna nuk është turp dhe tek e fundit, aq pak sa qëndruar Salihaj në qeverisjen “e lartë”, ndoshta s’ka patur kohë të mësohej me pushtetin.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.