Mesazhi i Holandës për statusin: Potencialisht "po" në 2014-ën

Postuar në 04 Mars, 2014 14:49

Holanda ka përcjellë sot një mesazh pozitiv lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE nga ana e Shqipërisë në muajin qershor. "Pozicioni i Qeverisë së Hollandës është ky: Shqipëria mundet potencialisht ta marrë statusin e vendit kandidat në qershor 2014, por duhet të ndodhin shumë gjëra përpara çeljes së negociatave në BE". Këtë deklaratë bëri sot ambasadori holandez në Tiranë, Martin Dela Beij gjatë fjalës në Forumin për Politikë të Jashtme, organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare. Cilat janë këto gjëra që duhet të ndodhin? Ambasadori ka qenë shumë i qartë: "Një bojkot i plotë apo i pjeshshëm i Parlamentit, përdorimi gjuhës së ashpër përfshi polarizimin ektrem nuk ndihmon aspak dhe se nuk e ka sjellë Shqipërinë afër BE-së. Mirëfunksionimi i Parlamentit, institucioneve publike, sistemit të drejtësisë e ka ndihmuar Holandën për t'u forcuar dejt BE-së. Gjithashtu do ta ndihmonte Shqipërinë në rritjen ekonomike dhe sociale". Është gjithsesi një mesazh që i përmbahet qëndrimeve standarde te vendeve anëtare të BE-së, por ku si parakusht themelor shtrohet dialogu politik dhe lufta ndaj korrupsionit. Në këtë situatë ku ndodhet aktualisht Shqipëria, ky mesazh e vendos atë në një pozitë më të pafavorshme se në muajin dhjetor, kur "Jo" përgjithësisht u arsyetua me kundërshtimin e disa vendeve të caktuara, më shumë sesa me mosplotësimin e kushteve nga Shqipëria. Më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=273727 S.z

Comments

Submitted by Diferenca, pa Moral (not verified) on

Njerezit, qytetaret, votuesit shqiptar,

duhet te binden se klasa politike shqiptare e Tuiranes nuk eshte e interesuar per BE.

Po te ishte ndryshe,

perse nuk ben nje lloj autokritike maxhoranca e sotme (opozita e djeshme) per mosvotimin e tri ligjeve?

Perse nuk mbyll njerin sy opozita e sotme perballe teprimeve te Pozites, dhe te grumbulloj kapital politik, duke bere ato qe duhen, qe shqiperia te niset ne rrugen e Evropes?!

Sepse jane njelloj, pavarasisht njgures se rrobeve qe veshin

sepse duan qe te bejne cfare u intereson atyre dhe jo mases se shqiptareve

sepse u rriten detyrimet ligjore dhe u vogelohet mundesia e korrupsionit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.