Ndarja territoriale-administrative, OMONIA del me kërkesa konkrete

Postuar në 05 Mars, 2014 06:16

Një “problem” i ri i shtohet çështjes së reformës territoriale dhe administrative. Përveç kundërshtimit të opozitës për të marrë pjesë në komisionin përkatës dhe pretendimit të saj se pas nismës së mazhorancës fshihen qëllime elektorale, tashmë është një përfaqësues i  minoritetit ai që ngre shqetësime të një natyre tjetër. Agjencia “NOA” shkruan se dje kreyatri i OMONIA-s në Korçë, Ligoraq Karamelo, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ka kërkuar që ndarja, të paktën për qarkun e Korçës të mos përfshijë zonën e Vithkuqit, Voskopojës, Drenovës dhe Bollovodës, pasi sipas tij një ndarje e tillë do të “krijonte jo pak probleme dhe do të çonte në asimilimin e këtij komuniteti”. Më tej akoma, Karamelo ka bërë edhe një propozim që tejkalon shumë të drejtën e përfaqësimit të tij, teksa ka folur për kufij qarqesh. “Qarku i Korçës të mos bashkohet në ndarjen e re siç pretendohet me Elbasanin apo dhe ndonjë rajon tjetër. Ne do të preferonim që në qoftë se do të pretendojnë që rajoni i Korçës të zgjerohet ne kërkojmë që zgjerimi të kryhet sidomos me rrethin e Përmetit dhe me ndonjë rreth tjetër në afërsi me Korçën”, u shpreh kreu i Omonias. Nuk është e vështirë të kuptohet arsyeja e këtij propozimi. Në Përmet ka prezencë minoriteti, brenda të cilëve në jo pak raste përllogariten edhe vllahët, të cilët me censusin e fundit u përfaqësuan në një numër shumë të pakët. OMONIA ka patur një propozim të ngjashëm edhe në vitin 2004, kur diskutohej ndarja e zonave zgjedhore, kur doli me idenë e një zone të vetme për minoritetin. Po kështu, prej kohësh është luajtur edhe ideja e përkufizimit si zonë minoritare të Himarës, proces që gjithsesi nuk ka gjetur shprehje në rrugë institucionale. Nga ana tjetër, Shqipëria ka detyrimin që të rregullojë përfaqësimin e minoriteteve etnike, siç është ai grek dhe nëse e garanton këtë me Kushtetutë, nuk ka sesi ta zhbëjë prakitkisht me ndarjen e re. Në këtë pikë ndarja do duhet të marrë në konsideratë edhe këtro kritere, përveç atij ekonomik.

s.z 

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>o, rrusho.... sz... po ku e gjen ti te drejten te shkruash qe ne permet, ka prezence minoriteti....???? oooooo.... nuk di se si ta ve emrin... o injorant... dhe pak e ke... po thuhet qe ne Permet ka ortodokse, por qe nuk kane asgje te perbashket me minoritetet... dhe ne shajme grekun qe barazon fene me kombesine... po ne ja japim vete ne tepsi koken e kombit tone......</p>

Submitted by Andon (not verified) on

<p>C&#39;thone keta aman,ne Korce, brenda ne&nbsp; qytet jane 0,edhe fshatrat numerohen me njeren dore,gjysem te zbrazura qe nuk jane as me greke por me vllehe sic nihet ajo zone, fshati i njohur i Boboshtices eshte nje shembull.</p><p>E njejta situate eshte dhe ne Permet,por problemi eshte qe keta vazhdonje &quot;te ngaterrojne&quot; fene me kombin,me propaganden e tyre mesjetare&nbsp; &quot;kush eshte ortodoks eshte grek&quot;,nejse... enderrat jane te bukura...</p><p>ps: Respublika,brenda mundesive ju lus te ndryshoni kodin e sigurise qe keni poshte komentit,shkronjat ndonjehere jane te pa kuptueshme,per me teper te merr dhe kohe,nje menyre me thjeshte eshte ajo e numrave.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.