Shënim: A janë rritur zhdoganimet?

Postuar në 05 Mars, 2014 08:47

Çdo muaj, drejtorja e doganave Spiropali raporton tejkalime me aq përqindje dhe kaq përqindje të të ardhurave të grumbulluara në sistemin e doganave. Ndërsa sot deputeti demokrat Mima i sfidoi shifrat e Spiropalit, duke pretenduar se të ardhurat duhej të kishin qenë më të mëdha pas 1 janarit, meqënëse janë rritur akcizat, taksa e karburanteve etj.

Dhe Mima ka të drejtë ta vërë në dukje këtë fakt. Sidoqoftë, që të zhvishet efekti i këtyre ndryshimeve, duhet bërë analiza në vëllim e jo në vlerë. Gjithashtu, duhen analizuar disa muaj bashkë, për të zhveshur efektin e konjukturave mujore të importimit (p.sh., në dhjetor, importuesit tejdepozituan mallra për t’i dalë përpara rritjes në janar të akcizave, taksave të karburanteve etj.)

Kështu në periudhën tetor-janar, vëllimi i mallrave të zhdoganuara ishte 1,318 mijë ton. Ndërsa në të njëjtën perudhë të një viti më parë, vëllimi i mallrave të zhdoganuara ishte 1,254 mijë ton. Pra vëllimi është rritur me 65 mijë ton, ose 5%. Ndërkohë, vlera e këtyre mallrave ishte 4% më e madhe.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

Kjo tregon se Shqiperia ka rritur importet dhe ka zvogeluar eksportet, gje qe tregon zhballancim ne drejtimin e gabuar! Por edhe shifrat qe tregon Zaloshnja per rritje te importit me 4 - 5 % me shume kundrejt vitit 2013 tregon se shtimi i te ardhurave nuk ka te beje fare me "luften" e deklaruar nga qeveria kunder korrupsionit ne dogana dhe as me "ndreqjen" e gabimeve te doganjereve tashme te larguar me pretendimin se ishin te koruptuar por thjeshte me ndryshimin e volumit te zhdoganimit. Kjo eshte deshmi e qarte se Qeveria Rama genjen e mashtron popullin me arritje imagjinare!!! Turp!

Submitted by Durrsaku (not verified) on

vellimi i rritur i zhdoganimeve tregon dy gjera: 1-ose kerkesa konsumatore po rritet, 2-ose evazioni fiskal po pakesohet. e dyta duket me e mundshme.

Submitted by kevinjon (not verified) on

Durrsaku,

po cfaj kam une se ti i lexon te "arriturat" e doganes/qeverise mbrapsht apo sipas besimit tend te verbuar? Ja po ta pershkruaj une leximin tend te te dhenave:

Ti futesh te faqa e doganes dhe veren qe ne faqe te pare me te MADHE "Realizimi i planit me 100+ % nga Spiropali"! Fotoja e dyte po Spiropali dhe po aq e madhe! keshtu eshte edhe fotoja e 3, 4 ... e keshtu me rradhe. Me lind pyetja: mos eshte gje dogana shtepia private e Spiropalit apo ajo eshte thjeshte administratoria e Doganes?

Me poshte lexon te renditura nje pas nje lajmerimet tip flet-rrufe me te njetim fillim-titull "Zbulohet" !? ... po te gerrmosh faqen per te dhenat mbi eksportin ose nuk gjen gje (une nuk gjej) ose duhet te jene aq te fshehura dhe te shkruajtura me komplikacionin me te mundshem qe ska rob normal ti kuptoje! Shih "lajmet" me fillesen "zbulohet" se sa thjeshte dhe me perparesi jane shkruar?! - faqe serioze eshte kjo per nje dogane? ke krahasuar faqet e doganave te huaja se si jane te ndertuara?

Tani or mik se c'fare leximi i ben ti? une nuk e di, por di qe kjo ben muuuuu!

Per mua kjo faqe nuk eshte faqe dogane por faqe partiake e PS-se! Dogana eshte nje institucion shteteror dhe nuk duhet te kete vend per propagande partiake. Cdo bllok i shkruajtur aty ka per synim ti hedh hi syve si shqiptareve se sa e ndershme eshte "Rilindja" aq edhe nderkombetareve per tju thene se sa po "luftojne" korrupsionin keta "rilindas" !!! Thjeshte mendojne se populli ha bar dhe nderkombetaret e kane dipllomen fale Kristalit!

Une, o Durrsak, nuk ju futa fare analizes me te dhena eksportesh sepse doja te te shpjegoja pak thjeshtesine e gabimit tend ne lexim. Ok?

Gjith te mirat

Kjo vlen edhe per komentuesin e meposhtem.

Submitted by Gj (not verified) on

O shqipe po komenton shkrimin e Zaloshnjes dhe po thua qe "kjo tregon se po zvogelohen eksportet"! Ne fakt diçka e tille nuk tregohet, perkundrazi ka me shume gjasa  qe e kunderta te jete e vertete. Pergjigja jote e dyte tregon se nuk te intereson e verteta. Keshtu or taj, e ke te kote qe komenton pa lidhje se merret vesh menjehere qe nuk kupton mbi ekonomine as sa nje nxenes i shkolles se mesme, por po komenton ketu si militant kamikaze i gatshem te thote çdo broçkull e te poshterohet ne maksimum vetem per padronin.

Submitted by Gj (not verified) on

Kush eshte "kjo" qe tregon se jane zvogeluar ekspoprtet?

Nese riten importet, ne teori edhe eksportet riten; se duhet te shesesh qe te blesh, por ne Shqiperi cdo gje mund te ndodhe, pra mund te ndodh edhe qe eksportet te zvogelohen; veçse ku ekuptove ti or zotni ekspert i ekonomise qe jane zvogeluar, se ne shkrim nuk thuhet gje?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.