Telefonata Ashton-Paet, vrasjet në Kiev ishin porositur nga opozitarët dhe jo nga Yanukovich

Postuar në 05 Mars, 2014 09:28

Situata në Ukrainë mund të marrë një kthesë tjetër, me ndikim në axhendën e diskutimeve diplomatike që janë duke u zhvilluar. Televizioni “Russia Today” ka publikuar sot një telefonatë mes ministrit të Jashtëm estonez Urmas Paet  dhe Catherine Ashton. Sipas kësaj telefonate, e cila konfirmohet si e vërtetë nga ana e ministrit estonez, dy diplomatët komunikojnë mbi atë se çfarë po ndodhte në sheshin kryesor të Kievit,  në sheshin “Maidan”.  “Tani mund të kuptohet mirë se pas snajperëve nuk qëndronte Yanukovich, por ishte dikush nga koalicioni i ri”, është shprehur Paet. “Ne duam të investigojmë”, shprehet ndër të tjera Ashton. Pra, vrasjet e protestuesve në sheshin qendror të Kievit janë porositur nga disa liderë të opozitës dhe jo nga Yanukovich, i cili u akuzua si diktator gjakësor. Kjo bisedë që po qarkullon online(http://www.youtube.com/watch?v=ZEgJ0oo3OA8) mund të përmbysë të gjithë tablonë e ngjarjeve në Ukrainë, pasi përmbi të gjitha ajo, përveç vrasjeve, zbulon edhe se vullneti për skenarë ekstremë është i fortë sidomos në krahun filoperëndimor të saj.

Më shumë në: http://rt.com/news/ashton-maidan-snipers-estonia-946/

s.z

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Epo keto i kishim lexuar ne kohen e duhur se planet dhe komplotet kunder popujve jane kurdohere te porositura nga te ashtuquajturit Te djathte.  Si u zbatua komploti per vrasjen e Brocit ne Shkoder per rrezimin e qeveris se pare socialiste po ashtu ka ndodhur edhe me brocat e Kievit.  Por sot e verteta njihet nga te gjithe dhe askush nuk guxon te flase  per ndryshimin e statukuove te arritura me thike, gjak dhe helm nga forcat e egra sunduuese ne bote.   Shembulli shqiptar mbetet me tipiku per agresivitetin e vet dhe sidomos per trashesine e veprimeve te tyre per mbulimin e thelbit te nderrimit te pushteteve.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Darde, Rrofte Komandanti i Lavdishem, Vdekje Tradhetareve, Lavdi Komunizmit!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Keshtu ka qene puna edhe me 21 Janar, vrasjet i kishte porositur opozita e athershme, qe tani eshte ne pushtet........

Submitted by Albi (not verified) on

Ne fakt nuk eshte tamam keshtu. Paet thjesht thote qe dikush ne Kiev i ka thene qe kane qene opozitaret mbrapa snajperve. Nuk ka asnje prove pervecse nje komenti te nje personi. E duke ditur sa shpesh behen komente te tilla kur ka protesta e revolucione, nuk do me habiste fare qe ajo Ollga (sic quhej personi ne fjale) t'ia fusi komplet kot sidoqe te jete e verteta.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Skenari 1

Zbulohet pergjimi i telefonit te doktorit te spitalit ushtarak: "Protestuesit jane qelluar nga afer me pistoleta stilolaps"

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.