Ministria e Financave, ja cilat subjekteve do tu shlyhet borxhi që nga java e ardhshme

Postuar në 08 Mars, 2014 11:20

Ministria e Financës publikon listën e subjekteve të cilat që nga java e ardhshme do të shlyhen për borxhin publik që u ka shteti si dhe rimbursimin e TVSH. Mbi 27 miliardë lekë është shuma që qeveria duhet tu shlyejë firmave të ndryshme që kanë financuar në ndërtimin e veprave të ndryshme publike, si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë etj. Në grupin e punëve publike, 14.7 miliardë lekë janë fatura me informacion të plotë. Rreth 5.3 miliardë lekë janë fatura që kërkojnë plotësim dhe saktësim informacioni, që do të bëhet shumë shpejt nga institucionet përkatëse për t’u renditur sipas datës në listpagesat e faturave. Faturat që i takojnë TVSH-së, janë rreth 7.4 miliardë lekë dhe procesimi i tyre do të nise nga pagesat e viteve më të hershme. Fatura e rimbursimit të TVSh pritet të rritet me aprovimin e kërkesave të bëra përpara fundit të vitit 2013. Ndërsa të gjitha rastet që kanë mbetur jashtë këtyre listave do të ndiqen nga institucionet përkatëse për tu përfshirë. Por ministria ka konstatuar edhe shpërblime të kryera pa faturë, për këto punime do të ndiqen proceduar për pajisjen me fatura dhe shlyerja e tyre do të mund të përfshihet në buxhetin e vitit 2014. S.S

 

http://www.financa.gov.al/al/njoftime/deklarata-per-shtyp/publikimi-i-li...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.