Kreu i ri i Komunitetit Musliman, imamët e Tiranës reagojnë kundër përzgjedhjes

Zgjedhja e kreut të ri të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, Skënder Burçaj, ka sjellë reagime të imamëve të Tiranës. Sipas tyre, zgjedhja e tij në mënyrë kaq emergjente është jo vetëm e paprecedentë, por është shkelur edhe statuti i këtij institucioni, pasi përcakton se kryetari duhet të ketë 10 vjet shërbim në strukturat e KMSH-së. “Gazeta Shqiptare” ka intervistuar imamin e Xhamisë së Laprakës, Neki Kaloshi sipas të cilit “KMSH po dëshmon krizë institucionale, ku zgjidhet kryetar personi me më pak përvojë, i cili ka vetëm 6 muaj si nënkryetar i KMSH-së”.
Sipas Kaloshit, kreu i ri i zgjedhur mund të jetë “personi më i aftë dhe më i drejtë, por statuti e sanksionon se duhet të ketë 10 vjet në KMSH”. Një zë kundër mënyrës së përzgjedhjes së kreu të ri të KMSH-së është edhe Roald Hysa, anëtar i këshillit të Xhamisë së Kokonozëve. Hysa është shprehur për Gazetën se, kreu i ri nuk plotëson kriterin kryesor të statutit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe se gjithccka ka qenë e planifikuar që pata tre muajsh, kur Komuniteti u bë me 4 nënkryetarë nga 2 që kishte më parë.
Lexo më shumë: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/kreu-i-ri-i-kmsh-imamet-i-katapultuar-shkelet-statuti-s-ka-10-vite-ne-strukture-176453.html
k.k
Comments
Keta jane mbrapa me kohen. Te

Keta jane mbrapa me kohen. Te rijve duhet hape rruga e jo pleqve.

Kennedy ka qene 40 vjeç president i SHBA.

Matteo Renzi po aq asht kryeminister i Italise.

Rinia ka energji ta qojne punen perpara e jo pleqt. U dashkan 10 vjet ne KMSH e kushedi sa vjet para ketyne 10 vjetve. Ky 10 vjetshi sherben per hoxhet qe nuk kan pregatitjen e nalte dhe eksperiencen e madhe si profesor etj qe ka ky i riu.

a mer poli, e paske mor

a mer poli, e paske mor seriozisht propozimin me u bo muslimon... paske fillu me u shqetesu per te ardhmen e fese ne kete vend, sa mire po me vika per ty... me vone, kur te rritesh, bohu 'new age'...

Shko Pavle jip msim anej nga
Shko Pavle jip msim anej nga katuni jot.
Add new comment