Edhe në Shqipëri organizohet “Miss Trans”. Organizatori:Te ne ka aq shumë sa nuk imagjinohet

Në një vend me shumë paragjykime si Shqipëria është e vështirë të jetohet dhe të organizohet jeta ashtu si duhet. Shumë komunitete te ne e kanë frikën që të deklarohen për shkak të paragjykimeve dhe kërcënimeve të ndryshme. Javën që kaloi në Tiranë është organizuar një event bukurie i quajtur “Miss Trans”. Gazeta “Panorama” në suplementin e sotëm sjell një intervistë me një prej organizatorëve që shpjegon idenë e organizimit, vështirësitë dhe punën dyvjeçare deri në finalizimin e këtij projekti.
Dhe në intervistë ai/ajo, bën një zbulim: ”Te ne ka shumë nga komuniteti trans, shumë, saqë nuk imagjinohen”. Aktiviteti është sponsorizuar financiarisht dhe në të janë ndarë edhe çmime. E përsa i përket pjesëmarrjes në garë, personazhi thotë se në garë kanë qenë 10 konkurrentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. E në fund paralajmëron se do të ketë sërish aktivitete të ngjashme, sepse “hera e parë është e vështirë”...
Intervista: http://www.panorama.com.al/2014/03/08/per-here-te-pare-ne-shqiperi-miss-trans/
k.k
Add new comment