Itali: Tre vajza të mitura me origjinë shqiptare gjenden të vdekura në shtëpi; dyshohet se i ka vrarë e ëma.

Postuar në 09 Mars, 2014 04:17

Gazetat italiane, pothuajse të gjitha, në versionet e tyre online, kanë në këtë moment në krye lajmin tragjik të tre motrave në moshë 13, 10 e 3 vjeç që janë goditur për vdekje me thikë. Sipas policisë, e vetmja pistë deri më tani mbetet që t’i ketë vrarë e ëma, e cila u gjet në shtëpi, pranë të bijave, e gjakosur, në një gjendje jo të shëndetshme psiko mentale, shenjë se dhe ajo kish tentuar të vetvritej pas asaj që ka bërë. Fëmijët janë vrarë në dhoma të ndryshme, por pastaj janë bërë tok mbi krevatin dopio të apartamentit. Gruaja, tok me fëmijët, është me origjinë shqiptare, por në një numër gazetash, sidomos ato seriozet (Il Corriere della Sera, La Repubblica, etj), kjo gjë thuhet thjesht gjatë raportimeve, dhe jo në titull e në nëntituj.

Nuk jepet emri i gruas, por thuhet se ajo ish lënë nga burri, dhe jetonte në rrethanat e një varfërie ekstreme. Ngjarja ka ndodhur në Lecco.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.