Korea e Veriut njofton për pjesëmarrje “perfekte” në zgjedhje!

Korea e Veriut njofton se ka zhvilluar me "sukses" procesin zgjedhor, të parin nën drejtimin e Kim Jong Un. Mediat raportojnë se në votime kanë marrë pjesë të gjithë zgjedhësit që jetojnë në Kore, përfshirë edhe të sëmurët, për të cilët votimi është mundësuar në shtëpi. Procesi ka qenë tej mase i thjeshtë, qytetarët duhej të votonin me “PO” ose “JO” sepse kishte vetëm një alternativë! Zgjedhjet mbahen çdo pesë vjet në Korenë e Veriut, ndërsa Parlamenti mblidhet një ose dy herë në vit për të votuar buxhetin ose për të miratuar vendimet e Partisë.
Ky proces zgjedhor, sipas “Wall Street Journal”, mund të cilësohet edhe si një census jozyrtar mbi “besnikërinë e popullit” ndaj regjimit. Rezultatet e këtij procesi dëshmojnë për regjimin se lideri i ri është vijues i rrugës së babait dhe gjyshit të tij. Ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve në Korenë e Veriut shkruan se “nëse në vendet kapitaliste zgjedhjet janë një garë mes njerëzve të pasur e të fuqishëm, këtu (në Korenë e Veriut) ato janë sinonim i lumturisë së zgjedhjes mes njerëzve të thjeshtë”
Për më shumë: http://stream.wsj.com/story/latest-headlines/SS-2-63399/SS-2-476138/
k.k
Add new comment