Ka një përshtypje se Obama po tregohet i dobët dhe naiv në politikën e jashtme. Është e vërtetë?

A është treguar e dobët dhe naive administrata amerikane e presidentit Obama lidhur me konfliktin e Ukrainës dhe vatra të tjera të ndezura në botë? Apo pritshmëria botërore që Amerika të ndërhyjë shpejt dhe ushtarakisht për këdo dhe gjithçka, tani po na zhgënjen sepse nuk po mësohemi dot me këtë lloj “maturie” të Obamës? Sido që të jetë, të paktën vetë republikanët amerikanë nuk janë të kënaqur për menaxhimin që Obama i ka bërë krizës ukrainase, le më pastaj kasaphanën siriane, programin bërthamor të Iranit etj. Sipas senatorit Ted Cruz, presidenti rus Putin ka përfituar pikërisht nga mfshtësia e e Obamës, dhe “politika e administratës ka çuar në ftohjen dhe braktisjen e miqve tanë”. Për kryetarit e Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve Mike Rogers, “deri tani mendonim se ishte një shekull tjetër dhe administrata mendonte se nëse sillemi mirë, të tjerët do të sillen mirë me ne. Për fat të keq, Presidenti Putin dhe Federata Ruse nuk e shohin në këtë mënyrë botën”. Por këtyre kritikave dhe të tjerave, u është përgjigjur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, për të cilin “çdo historian, çdo individ që ka njohuri për Rusinë apo ish-Bashkimin Sovjetik, do t’i hidhte poshtë këto aludime, siç po bëj unë në këtë moment”.
a.k
Comments
e dobet the???? Skandal fare!
<p>e dobet the???? Skandal fare! Nuk ka surrat me dale ke lagja me komentu asnji neshje.... :)</p>
Te rrenqethet mishi qe ti te
<p>Te rrenqethet mishi qe ti te tretesh perbrendda nga kjo lloj maturie, vetem pijen mos e fillo se Obama nuk do ta falte kurre lekundjen dhe besimin qe ka te ty!</p>
Add new comment