100 mijë eurot e Preshevës, Rama-Thaçi nuk i kanë lëvruar ende, ndërsa materniteti po ndërtohet

Postuar në 10 Mars, 2014 12:11

Megjithëse si gjesti, edhe shuma e parave u ironizuan dhe tallën, caktimi i 100 mijë eurove simbolike nga dy qeveritë shqiptare Rama-Thaçi pas takimit të Prizrenit, për ndërtimin e një materniteti në Preshevë ende nuk ka përfunduar me lëvrimin e shumës. Ndaj dhe kreu lokal I Preshevës, Ragmi Mustafa, përmes Tv Klan Kosovës dhe emisionit Infomagazinë u ka bërë thirrje dy kryeministrave që ta lëvrojnë shumën. “Të dyja qeverive dhe ministrave të Shëndetësisë, ua kemi bërë me dije se shuma nuk është lëvruar, ndërsa aktualisht kemi nevojë sepse materniteti në fjalë është në ndërtim e sipër”, ka thënë Mustafa.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Ti a nuk kupton mor zotni se si Thaçi si Rama as qe e vejne ate uje ne zjerm per ju &nbsp;shqiptarve te Presheves veçse ju perdorin per qllimet e veta politike .</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.