Pas operacionit të policisë, indinjohen besimtarët: Shteti po i shpall luftë Islamit, si në komunizëm

Pas operacionit të policisë në xhaminë e Unazës së Re në kryeqytet, besimtarët myslimanë kanë reaguar para kamerave të indinjuar në lidhje me ngjarjen dhe akuzat për rekrutim të besimtarëve për të luftuar në Siri dhe deklarojnë se policia dhunoi institucionin e fesë. Sipas një besimtari që ishte i pranishëm, “mua më qëlloi të hap xhaminë dhe pashë që Xhamia ishte mbushur me maska e të armatosur. Hynë në xhami me këpucë e çizme në tapeta ku njerëzit ecin pa këpucë. Kërkonin për armë e tritol. E besoni që mund të ketë? Besimtarët janë falur në rrugë dhe nuk janë lejuar të falen në xhami”. Ai gjithashtu hedh poshtë të gjitha akuzat dhe kërkon lirimin e dy imamëve (kë kësaj xhamie dhe asaj të Mëzesit) por dhe besimtarëve të arrestuar (Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Myslimani, Zeqir Imeri dhe Almir Daçi). “Asnjë besimtar s’ka vepër penale. Njerëz që praktikojnë Islamin urdhërojnë të ndahen nga e keqja. Shteti e ka sajuar nëse duan le ta vazhdojnë por kjo është luftë ndaj Islamit, na duket si në komunizëm. Ata janë edukatorët tanë. Na kanë mësuar ne të sillemi mirë dhe të largohemi nga e keqja”.
a.k
Comments
Kjo eshte gje e mire per te

Kjo eshte gje e mire per te pastruar radikalet islamike nga Shqiperia, por qeveria duhet te ndermare masa per konsolidimin e institucioneve, t'i beje ato efikase, te garantoje te drejtat e qytetareve, te krijoje atyre mundesi pune dhe progresi, ne menyre qe t'u rritet besimi per shoqerine ku jetojne, per vlerat e saj kulturore dhe demokratike.

Pa ngritjen e shpreses se njerezve, pa i dhene atyre nje sens moral dhe te drejte te shtetit ku jetojne, nje grup gjithnje e me i madh njerezish do perqafoje ideologjite radikale qe duket sikur i zgjidhin problemet me serizosht dhe i japin kuptim jetes.

Kosova dhe Maqedonia jane me te rrrezikuarat nga keta plehra.

Pa nje fe, nje frymezim dhe realitet te vertete Rilindes (apo quaje si te duash) veprimet policeske mund te japin dhe efekt te kundert.

Po Ahmed Kalane, Ilir

Po Ahmed Kalane, Ilir Hoxhollin, Fisnik Krujen dhe te tjere do te arrestohen? Sepse keta dilnin ne publik per mercenare ne Siri. Biles hoxhe Ahmedi fliste per engjej qe luftojne ne Siri. Fisnik Kruja si krietar i Forumit Musliman mburrej me keta terroriste dhe i krahasonte me ushtaret e NATO-s dhe shqiptaret qe luftuan ne Spanje kundra fashizmit. I derguan si lepuj dhe i rriten si tigra qe kur te kthehen te na djegin Shqiperine si Sirine.

Add new comment