A duhet Forca e Armatosur e Kosovës? Prof. Altman thotë se më mirë do të ishte garantimi ndërkombëtar i integritetit territorial

Postuar në 12 Mars, 2014 14:04

Franz-Lothar Altmann, anëtar i kryesisë së Shoqatës për Evropën Juglindore dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit shprehet kundër idesë së krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës. Në një intervistë dhënë Deutsche Welles, ai thekson se Ballkani në përgjithësi ka nevojë për çarmatosje dhe armatosje, ndaj edhe veprimin e fundit të Kosovës e sheh jo si paqëtues. “Mendoj se Kosova duhet të shkojë në një drejtim tjetër – që siguria e shqiptarëve, por edhe e serbëve në Kosovë të garantohet nga trupat ndërkombëtare. Në Ballkan duhet të punohet më shumë drejt çarmatimit dhe jo drejt armatimit. Mendoj se është shumë vështirë të paramendohet që një armatë e Kosovës do të ishte në gjendje ta mbrojë vendin nga një armik imagjinar, i cili në rastin më të dyshimtë mund të jetë Serbia. Por edhe në këtë rast një armatë e Kosovës, e cila do të ishte e vogël, nuk do të kishte kurfarë shansash që ta mbrojë tërësinë territoriale të vendit. Ndaj nuk mund ta kuptojë vendimin për krijimin e një ushtrie”, ka deklaruar ai. Këtë boshllëk në mbrojtjen e vendit me garancinë e forcave të armatosura sipas tij mund të kompensojë garancia ndërkombëtarë për integritetin e Kosovës. “Duhet të jepen garanci jo vetëm nga vendet perëndimore dhe NATO-s, por edhe nga Rusia dhe Serbia për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës”, shprehet ai. Në fakt kjo të kujton pak statsuin organik të Shqipërisë në vitin 1914 kur vendi kishte neutralitet të granatuar, por që u tret si kripa në ujë me fillimin e një ngjarjeje madhore si Lufta e Parë Botërore.

Më shumë në: http://www.dw.de/franz-lothar-altmann-kosova-nuk-ka-nevojë-për-armatë/a-17489356

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.