Kush e ka zbuluar “rrjetin e rekrutimeve për në Siri”? SHISH jo, thotë Top-channel

Top-channel jep një lajm, që më pas është marrë dhe nga agjenci të tjera të informacionit, dhe ky lajm ka të bëjë me hetimet e zhvilluara që janë finalizuar me arrestimin e dy imamëve dhe të disa besimtarëve myslimanë me akuzën e rekrutimit të shqiptarëve për në Siri. Sipas Top-it, “agjente te Sherbimit Informativ Shteteror pergjate dy viteve te fundit kane mbajtur nen vezhgim aktivitetin qe zhvillohej ne xhamine tek Unaza e Re dhe ne Mëzez, si edhe disa te tjera mes tyre edhe ate te Dragostunjes ne Librazhd, e madje per kete çeshtje jane perpiluar edhe raporte ku evidentohej me se shumti aktiviteti i imamit te vetëshpallur Genci Balla”.
Por … ka një por. Por SHISH-i, gjithnjë sipas Top-channel-it, nuk ka bërë asnjë kallëzim në Prokurori, gjë që të lë të mendosh se ata nuk kanë zbuluar gjë ose ata nuk kanë ditur të bëjnë vlerësimin e informacionit të mbledhur. Top Channel pretendon se “inicimi i hetimeve eshte njoftuar nga sherbimet sekrete te huaja, si edhe nje ambasade ne Tirane, çka ka sjelle edhe pefshirjen ne kete proces te Prokurorise se Krimeve te Renda, te antiterrorit ne Policine e Shtetit, por edhe te sherbimit sekret vendas”.
Presidenti Nishani, në një intervistë për Klanin, ka vlerësuar punën e SHISH-it përsa i takon ngjarjeve me tritol e në aksione të tjera të anti terrorit, por nuk ka folur (nuk është pyetur) për ndonjë rol të shërbimeve sekrete në aksionin e arrestimit të imamëve.
Re.Pu.
Comments
"Patriotet" hashtin per kete
<p>"Patriotet" hashtin per kete problem.</p>
Add new comment