"Divorci" i fëmijëve u kushton rëndë dy familjeve në Durrës

“Divorci” vazhdon të mbetet një gjë e rëndë për mentalitetin e shumë familjeve në vendin tonë. Ndarjet e çifteve kanë përfunduar shpesh me viktima dhe konflikte të armatosura.
Ky është edhe rasti i divorcit të Xhuljan Hoxhës, 24 vjeç dhe Antoneta Ndojit, të cilët u ndanë dy javë pas martesës.
Familja e djalit ka shkuar në shtëpinë e vajzës për t’u bërë të ditur vendimin për ndarjen. Por, një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga babai i vajzës, i cili ka rrëmbyer armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi krushqit.
Si pasojë, Përparim Hoxha, 52 vjeç ka ndërruar jetë në spital, ndërsa djali i tij, Xhuljani ka mbetur i plagosur.
Policia ka arrestuar Andon Ndojin, si të akuzuar për ngjarjen dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
S.S
Add new comment