Naser Aliu, Halil Matoshi, Xhemal Ahmeti, Ukë Lushi, Shkëlzen Maliqi … dhe debati vazhdon

Ne kemi shkruar lidhur me debatin që nisi pas 55 pyetjeve publike të bëra në adresë të Rexhep Qosjes nga Hivzi Islami, kreu i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës. Pas kësaj, ka folur vetë Qosja, por janë përfshirë dhe të tjerë. Ka bërë përshtypje një shkrim i Matoshit, në të cilin ai kritikon gjuhën e dhunshme dhe arrogancën e të dy akademikëve, të cilët në po atë shkrim i quan “kosovarë të natyralizuar”. Kjo frazë e fundit ka provokuar reagime të shumta. Kanë shkruar Naser Aliu, Ukë Lushi, Xhemal Ahmeti, Shkëlzen Maliqi, etj. Pas kësaj Matoshi bën një shkrim të dytë, në të cilin bën një prapakthehu përsa i takon termit ‘kosovar i natyralizuar’, por debati vijon. Ka shkruar dje dhe pardje sërish Xhemal Ahmeti dhe Naser Aliu (ky i dyti shkruan dhe me pseudonimin Lis Bukuroca).
Naser Aliu e nis shkrimin e djeshëm duke iu kthyer përkufizimit të provincializmit. “[Ky term] përdoret për njerëz që nuk janë në gjendje të mendojnë më larg se tabela, ku përfundon katundi i tyre, ose jo më larg se kambanorja e kishës së fshatit; quhen ashtu në popull njerëzit me kulturë inferiore dhe të kufizuar, ndryshe edhe patriotizëm lokal. Patriotizmi tij niste nga veriu i Kosovës tek tabela ‘KOSOVO’ dhe përfundonte tek Hani i Elezit, në dalje, ku shkruan: ‘KOSOVA-KOSOVO’.”
Shkrimi i tij më poshtë ka natyrë shumë polemike, por ju mund ta ndiqni të tërin në linkun https://www.gazetaexpress.com/opinione-dhe-editoriale/matoshi-mendon-se-hitleri-kishte-polemizuar-3384/.
Ndërsa shkrimi i fudnit i Xhemal Ahmetit gjendet në linkun http://www.gazetatribuna.com/?FaqeID=8&LajmID=52571. Debatin e mëparshëm (linqet e shkrimeve të publikuara) mund t’i gjeni në http://respublica.al/artikuj/2014/03/15/vijon-jehona-e-55-pyetjeve-te-islamit-dhe-ne-debat-jane-perfshire-matoshi-maliqi.
Në disa shkrime është përmendur dhe respublica, e cila e ka mbuluar këtë debat me aq sa ka mundur, dhe me korrektesën maksimale. Kjo e fundit, me sa duket, nuk u ka rënë në sy të gjithëve. Ani!
Re.Pu.
Add new comment