Fushë-Kruja “mësohet” me tritolin. Shpërthim i fuqishëm tek dera e Bashkisë

Fushë-Kruja duket se po kalon nën një regjim të rregullt shpërthimesh. Një sasi e konsiderueshme eksplozivi i është vendosur mbrëmjen e sotme derës së Bashkisë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 19:50. Banorët e zonës kanë deklaruar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Më 20 janar, rreth orës 19:00, një sasi e vogël eksplozivi u hodh në oborrin e komisariatit të Fushë-Krujës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. Autorët e sulmit nuk janë identifikuar ende, por ndërsa policia po punonte për arrestimin e tyre, një tjetër shpërthim ndodhi në datën 3 mars. Sulmi u krye sërish në orën 19:00, kur persona ende të paidentifikuar kanë hedhur në oborrin e këtij komisariati një sasi tritoli.
a.k
Add new comment