"E drejtë e krahasuar ballkanike", kreu i Republikës Srpska: Krimea rast legjitim, Kosova jo

Postuar në 18 Mars, 2014 13:31

Vladimir Putini mund të ketë deklaruar se në rastin e Krimesë është Kosova precedenti, por ka serbë që mendojnë se Presidenti rus e ka gabim. Ose të paktën: ai e ka mirë, por paralelisht me të, rasti i Kosovës kërkon një sqarim tjetër. Kush është ndryshimi? Një ide e jep presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, i njohur për deklarata që kërkojnë të bëjnë përshtypje. Sipas tij “vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka marrë “një grup njerëzish në Kuvend dhe nuk i ka përfshirë të gjithë përfaqësuesit nga e gjithë Kosova”. Pra ndryshimi qëndron te referendumi që sipas Dodik është një shembull që Kosova duhet ta ndiqte. “Nëse Kosova do të kishte ndjekur rrugën e njëjtë sikurse Krimea, unë do të dilja dhe do të thosha se kjo është e drejtë e popullit në vetëvendosje, pasi që këtë të drejtë dëshiroj ta afirmoj për të gjithë popujt e botës, e natyrisht edhe për popullin boshnjak, të cilët që nga viti 1991 kanë dashur të afirmojnë të drejtën për vetëvendosje e Bosnjës në kuadër të shpërbërjes së Jugosllavisë”, ka thënë ai. E thënë thjesht: Krimea është akt legjitim, Kosova jo. Arsyeja kryesore? Me siguri se kështu i duhet të mendojë Dodik-ut.

s.z

Comments

Submitted by alidemsi (not verified) on

<p>PO ky Dodiku, e harroi referendumin e &#39;91, kur u shpall Kosova Republike...????</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.