Opozita akuzon shumicën për ofensivë ndaj institucioneve të pavarura. “Po kërkohet të kapen ILDKP, AMA dhe SHISH”

Postuar në 19 Mars, 2014 08:39

Sot u mblodh Konferenca e Kryetarëve që miraton kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse pritej palët kanë shfrytëzuar takimin për të ricikluar çështjet kryesore të debatit politik. Kështu ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi ka kërkuar konsensusin e opozitës për amendimet e ligjit “Për nëpunësin civil”, ndërkohë që demokratët përmes deputetit Eduart Halimi kanë mbajtur ta hapur çështjen e marrëdhënieve të Parlamentit me institucionet e pavarura. “Parlamenti duhet të kthehet në rolin e vet kushtetues dhe kontrollues, që qeveria të japë llogari para parlamentit dhe jo parlamenti të kthehet në noter të qeverisë. Kapja e tyre do të thotë tronditje e themelit të kushtetutës së vendit. Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) është aty që të kontrollojë pasuritë, por në rast se qeveria e merr nën sqetull drejtuesin e këtij institucioni, atëherë vendi nuk shkon drejt reformave të BE-së. Ne i kërkuam parlamentit të ndërpresë ofensivën ndaj institucioneve të pavarura që kontrollojnë qeverinë, të ndërpresë ofensivën ndaj AMA-s dhe ndaj SHISH, si dhe ndaj institucioneve të tjera. Nuk mund të ketë parlament normal në rast se nuk kthehet kushtetutshmëria ndaj institucionit të ILDKP-së, për të cilin është bërë debati në parlament”, tha Halimi, i cili ka shtuar se opozita do të jetë në parlament.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.