Drejt Sirisë edhe 31 fëmijë shqiptarë. Gazetat referojnë një raport të SHISH-it

Çështja e personave që kanë shkuar të luftojnë në Siri ka zënë sot faqet kryesore të shtypit. Ndërkohë gazeta “Panorama” i referohet sot një raporti të Shërbimit Informativ Shtetëror, sipas të cilit drejt Sirisë, bashkë me ata që duan të luftojnë, kanë kaluar edhe 31 fëmijë. Mes tyre edhe një 2 vjeçar, që sipas gazetës është djali i K.Sh, pjesëmarrës në luftë. Sipas të dhënave ata që shkojnë në Siri tërheqin më pas edhe familjet që akomodohen në Turqi ose në kampe të ndryshme.
s.z
Add new comment