Bashkia e Tiranës paralajmëron padi penale për INUK lidhur me bllokimin e punimeve në bulevard

Postuar në 20 Mars, 2014 07:28

Çështja e punimeve në bulevardi e ri të Tiranës po kthehet në një temë politike mes bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo ka deklaruar sot se bllokimi i punimeve nga Inspektorati Ndërtimor Urbanisitik Kombëtar përbën një akt antiligjor, i cili sipas tij vjen me urdhër të kryeministirt. “INUK ka bllokuar sërisht punimet në bulevard. Një vepër që i shërben Tiranës dhe gjithë qytetarëve të saj. E ka bërë përsëri në shkelje të ligjit dhe vendimit të gjykatës. Nuk mjafton vendimi i gjykatës që të bindë INUK që nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Sot duke shkelur çdo ligj INUK ka bllokuar përsëri këtë vepër të rëndësishme. Është veprim i Ramës që në mënyrë bandite po drejton një qeveri bandite”, është shprehur Bozdo në një koment më shumë politik të situatës. Po kështu ai ka paralajmëruar padi penale për zgjidhjen e situatës, sipas tij në takimin me përfaqësues të INUK-ut nuk ëhstë arritur gjë.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.