Simpozium ndërkombëtar mbi rolin e bektashizmit. Merr pjesë edhe Nishani: “Toleranca jonë fetare rast unik në Ballkan”

Postuar në 20 Mars, 2014 10:30

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë sot pjesë në simpoziumin ndërkombëtar mbi “Rolin e bektashizmit shqiptar në sendërtimin e dialogut ndërfetar në Ballkan” që u zhvillua në Hotel “Tirana International”. Aty presidenti ka mbajtur një fjalë ku ka vlerësuar rolin e bektashizmit(të cilin e quan besim) në vendosjen e vlerave të tolerancës. “Fillimi i shekullit XX do ishte vendimtar për bektashizmin. Ideologët kryesorë të Rilindjes sonë kombëtare në platformën e tyre për një Shqipëri të lirë me tipare krejtësisht evropiane, kolonën kryesore e cila do të ishte në qendër të shtetit të ri që do të lindte, kishin konsideruar harmoninë fetare midis feve dhe urdhrave fetare. Në këtë kuadër bektashizmi ishte një nga  katër shtyllat e kësaj harmonie. Besimi yni dhe bektashi të myslimanizmit, ai ortodoks dhe katolik të krishterimit ishin katër gurët e themelit të një ndërtese të re të institucioneve tona fetare, të cilat do ta prezantonin kombin tonë si një komb multifetar, e që donte të arrinte një ideal deri atëherë të panjohur në Ballkan: atë të shtetit dhe kombit unikal me dashuri reciproke midis feve”, është shprehur Nishani. Ndërkohë në simpozium merrnin pjesë Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë, Imzot Ramiro Moliner Ingles, Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Skënder Bruçaj, kryetari i Komunitetit Mysliman të Kosovës si dhe krerë institucionesh etj..

s.z

Comments

Submitted by Eridor Stergu (not verified) on

<p>Gjynah qe nuk paska marre pjese edhe klubi i &#39;&#39;kafes se pershtatshme&#39;&#39; I Ezanit me Mullah Mustafain aty qe te nenshkruanin nje kontrate negociatash me Haxhi Baba Mondin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.