Emergjencat botërore deri në 2030; nevojë për 35% ushqim më shumë, 40% ujë më shumë dhe 50% më shumë energji

Postuar në 21 Mars, 2014 09:14

Lidhja e ngushtë mes ujit dhe energjisë është tematika kyçe e Ditës Botërore të Ujit, për të cilën do të ketë një serë aktivitetesh nesër. "UJi dhe energjia janë sfidat emetuese që kjo iniciativë dëshiron t’i sjellë në vëmendjen e botës” ka thënë në një shënim Michel Jarraud, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike Botërore.

Kombet e Bashkuara flasin për një emergjencë të vërtetë për ujin/ ushqimin/energjinë duke parashikuar se brenda vitit 2030, popullata botërore do të ketë nevojë për 35 % më shumë ushqim, për 40 % më shumë ujë dhe 50 % më shumë energji. Në fakt, që në ditët e sotme 768 milion njerëz nuk kanë akses në burime uji të konsumueshme, 2,5 miliardë persona nuk kanë shërbimet higjeno-sanitare të domosdoshme ndërsa 1,3 miliardë  persona nuk kanë energji elektrike.

 

Për më shumë:

http://www.ansa.it/web/notizie/photostory/primopiano/2012/03/22/visualizza_new.html_155028012.html

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.